Bellingham i dëmtuar

I dha leksion Gironas, Reali humbet për disa javë Jude Bellingham! Leverkusen nxit Bayernin të shkarkojë Tuchel

11 Shkurt, 13:31| Përditesimi: 11 Shkurt, 13:34

  • Share

Real Madrid i dha leksion futbolli Gironas në superduelin e kësaj jave në La Liga, që ishte mes dy ekipeve të vendeve të para. Megjithatë fitorja 4-0, që i jep një bonus të madh ekipit të Ancelottit për kreun, nuk kaloi pa pasoja. Autori i dy golave Jude Bellingham ka pësuar një ndryshje të kaviljes së majtë dhe do mungojë për tre javë, duke humbur 4 ndeshje të ‘galaktikëve’, përfshirë atë të Champions League kundër Leipzig. Sa i takon sfidës me Gironën autorët e dy golave të tjerë ishin Viniuc Junior dhe Rodrygo. Më këtë fitore Real Madrid u shkëput me 5 pikë nga Girona ndjekëse në La Liga.

Në Bundesligë superdueli i titullit mes Bayern Leverkusen dhe Bayern Munchen u fitua befasisht nga vendasit, të cilët i dha një dush të ftohtë ekipit të Tuchel. Leverkusen i Xabi Alonsos ia doli 3-0 falë të Stanisic, Grimaldos dhe Frimpong. Në këtë mënyrë Leverkusen i dha një goditje të rëndë Bayernin në luftën për titull kampion, pasi tani e sheh veten +5 pikë në krye. Një disfatë e hidhur për Bayernin, teksa tani kanë nisur zërat për shkarkimit e trajnerit Thomas Tuchel.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?