Gonzalo Montiel dhe Lionel Messi me trofeun e Botërorit

I dha Kupën e Botës në Katar, ylli i Argjentinës nën akuzë: Kontrollet konstatuan abuzim seksual

31 Mars 2023, 10:01| Përditesimi: 31 Mars 2023, 10:03

  • Share

Gonzalo Montiel, mbrojtësi i djathtë i Argjentinës dhe Sevillas është nën akuzë për abuzim seksual qysh prej 1 janarit 2019, kur mbushi 22 vjeç. Ish-lojtari i River Plate që shënoi penalltinë e fundit në finalen e Kupës së Botës për Argjentinën dhe i dha trofeun Albicelestes, është në telashe serioze. Avokati i palës akuzuese shpjegon se pas kontrolleve që i janë bërë vajzës, rezulton se ajo është abuzuar seksualisht.

“Ata (Montiel dhe vajza) ishin takuar disa herë para asaj mbrëmje dhe ajo ishte ftuar në festë nga një mik i të dyve. E reja humbi ndjenjat dhe u zgjua e shtrirë në pragun e shtëpisë së Montiel. Nuk dihet se sa persona janë përfshirë në abuzim, por pas një analize mjekësore është konstatuar se ka pasur përdhunim. Ata ndoshta e kanë detyruar atë të pijë diçka, sepse pas dy pijeve ajo ishte pa ndjenja, tha ndër të tjera avokati i vajzës së abuzuar.

Ende nuk dihet se kur është seanca e radhës për futbollistin, që do duhet të paraqesë fakte për t'i shpëtuar akuzave të rënda që do e linin me vite pas hekurave.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?