Mikhail Gorbachev

Bota
Bota

I dha fund Luftës së Ftohtë, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev

30 Gusht 2022, 22:49| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 10:12

  • Share

Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por nuk arriti të parandalonte rënien e Bashkimit Sovjetik, vdiq këtë të  martë në moshën 91-vjeçare, cituan agjencitë ruse të lajmeve të thonë zyrtarët e spitalit. Sipas mediave ruse, Gorbachev ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. 

Gorbaçovi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

Kur protestat pro-demokracisë përfshinë vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore komuniste në vitin 1989, ai u përmbajt nga përdorimi i forcës - ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit që kishin dërguar tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në 1956 dhe Çekosllovaki në 1968. Por protestat nxitën aspiratat për autonomi në 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, të cilat u shpërbënë gjatë dy viteve të ardhshme në mënyrë kaotike.

Pasi u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike në vitin 1985, vetëm 54 vjeç, ai kishte vendosur të rigjallëronte sistemin duke futur liri të kufizuara politike dhe ekonomike, por reformat e tij dolën jashtë kontrollit.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • myrtezai: 31/08/2022 00:13

    Ky derr do te mbahet mend jo si president i BRSS-se se Lavdishme, por shkaterruesi dhe mesakruesi i BRSS-se. Te vafte shpirti ne xhehenem mor maskara i maskarenjve te poshter!

    Përgjigju
    • Den: 31/08/2022 12:44

      E pa imagjinushme.Te kete ne Shqiperi kafshe nostalgjike per brss si ky komentues qe quhet myrteza do te thote qe ne vendin tone disave akoma nuk u eshte zhdukur bishti

    • Lexues: 31/08/2022 12:42

      Foli edhe Myrtezai i lavdishem. Tani gri pantallonat, o Myrteza, edhe futi nje te terhequr te lavdishme galanxhanes se banjes. Gorbacovin e nderojne sot njerezit paqedashes ne cdo vend te botes.

  • artur: 30/08/2022 23:07

    KY ISHTE BURRE SHTETI,,,,,I DHA FUND KOMUNIZMIT BASHKE ME BUSHIN....///E GJITHE BOTA E NDERON...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?