I dha fund lidhjes 10-vjeçare, Meloni flet për herë të parë pas vendimit të ndarjes nga bashkëshorti: Jam shumë mirë

22 Tetor 2023, 11:07| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 15:55

  • Share

Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”, kështu i është përgjigjur Kryeministrja italiane ditën e djeshme gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, u tha ajo më tej gazetarëve.

I gjithë opinioni publik u trondit kur Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon. 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë”-shkruante kryeministrja italianë në rrjete sociale.

E gjithë ‘drama’ ndodhi si pas një skandali në televizionin italiane ‘Stiscia la notizia’ publikoi një video ku Andrea Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

 Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?