I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Përgjithshme të 'Shëndetësisë', ndalohet administratori dhe inxhineri i kompanisë që fitoi tenderin

4 Qershor 2023, 13:21| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 19:30

  • Share

TIRANË- Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar në pranga deri tani katër persona të dyshuar bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të këtij dikasteri Joana Duro. Prokuroria njoftoi se ka arrestuar  administratorin e kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi. Ata akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë  në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj Vladimir Topit dhe inixhinierit të kompanisë së tij, rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.

Paratë në zyrën e sekretares
SPAK thotë se shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme. Dy zyrtaret e arrestuara më 2 qershor 2023 akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Kompania që ka fituar tenderin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ‘DRICONS’ në pronësi të Vladimir Topit. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Tenderi me 4 lote
Tenderi ka të bëjë me supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 me fond limit 4,115,854.86 (katër milion e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër.86) Lekë pa TVSH e ndarë në 4 lote. Kompania që ka dhënë rryshfetin synonte të fitonte lotin e parë të tenderit me fond limit 800 mijë lekë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 22 maj 2022 dhe punimet do të kryheshin brenda 172 ditë nga firmosja e kontratës.

Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23) lekë pa TVSH;
Lot.2 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” me fond limit 1,010,499.48 (një milion e dhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë.48) lekë pa TVSH;
Lot.3 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër” me fond limit 1,271,793.50 (një milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre.50) lekë pa TVSH;
Lot.4 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65) lekë pa TVSH.

Dosja e tenderit

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhurata Uruci: 05/06/2023 08:38

    Te hetohet pasuria e Dr Dhurata Uruci 20.05.1958 Shkoder . Mjekja kryekorrupsion ne shkoder

    Përgjigju
  • Julia: 05/06/2023 00:53

    Shkoni me lart se nuk mbaron aty o paku spaku se perndryshe u rrofshin rrogat nga 5 milion ne muaj ne nje vend ku njerzit ropaten per nje cope buke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?