I dha 215 mijë euro Lorin Xhelilajt, 26-vjeçari donte të zgjeronte biznesin e familjes në Turqi! Bëri denoncim pasi nuk iu kthyen paratë

10 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 10 Shkurt, 12:04

  • Share

1707205546_tirane.JPG

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë "më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti".

Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali.


Lajmi kryesor:

Mashtroi të riun duke i marrë 215 mijë euro, pranga punonjësit të bankës në Tiranë! I premtoi se do ta pajiste me pasaportë bullgare dhe do ta bënte aksioner në një kompani në Turqi


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?