Çupi, Wisner dhe Bushka

I dërguari i SHBA-ve, David Wisner takim me Bushkën e Çupin: Folëm për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci

27 Shtator 2023, 17:32| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:34

  • Share

I Ngarkuar me punë i SHBA-ve, David Wisner ka takuar kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën si dhe nënkryetaren Dhurata Çupin.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi dhe roli i opozitës në një demokraci të shëndetshme.

“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.”- thuhet në postim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?