Grenell dhe Thaçi

I dërguari i posaçëm i Trump, Richard Grenell: Pasi të hiqet reciprociteti, fillojnë bisedimet Kosovë – Serbi

19 Prill 2020, 22:42| Përditesimi: 19 Prill 2020, 22:48

  • Share

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha se sapo të hiqen tarifat dhe reciprociteti, atëherë bisedimet do të fillojnë seriozisht.

“Unë kam biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje  dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”, shkroi ambasadori Grenell në Tëitter.

Ai gjithashtu shpërndau një postim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili paralajmëroi se javën tjetër do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga parlamenti, i aftë për të luftuar COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit.

Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, shkroi presidenti Thaçi.

Kujtojmë se më 25 mars parlamenti i Kosovës miratoi një mocion votëbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili qe hedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 janë hequr që nga një prilli nga qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, por duke vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë.

Vendimi i tij u mirëprit nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga rrëzimi i qeverisëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i ka kërkuar katër herë me radhë kryeministrit Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë emrin për mandatarin e ri.

Kurti i referohet faktit se në vitin 2010 dhe në vitin 2017 me mocion mosbesimi të suksesshëm ka rënë qeveria dhe më pas është shpërndarë parlamenti dhe janë shpallur zgjedhjet.

Aktualisht të gjitha partitë tjera politike kërkojnë që të formohet një qeveri e re dhe të shmangen zgjedhjet e reja, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje pas pandemisë.

Postimi i Grenell

Komento

Komente

  • Arbëri: 20/04/2020 11:53

    Kriminel hajdut hashimi me tradhëtin e tij e ka në plan zhdukjen e REPUBLIKES SË KOSOVËS ! Qudia më e madhe është se si Tirana zyrtere nuk e thotë asnjë fjalë gjat gjithë kësaj kohe as për pandemin e as për zhvillimet e qmendura politike në Kosovë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?