I dërguari i parlamentit gjerman për Ballkanin: Kosova e meriton liberalizmin e vizave, s’e di çfarë problemi ka BE

14 Korrik 2022, 09:35| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 09:36

  • Share

1657783714_Sequence03.00055005.Still027.jpg

I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic tha se Kosova e meriton liberalizmin e vizave.

“Jam një prej anëtarëve gjerman, që mbështes Kosovën, është vendi i Europës që ka mbështetur më së shumti. Ka një mbështetje të madhe për BE dhe NATO. Mbi 90% e shoqërisë në Kosovë e dashurojnë BE dhe NATO. Ata e meritojnë liberalizmin e vizave. Meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës. Ka mbështetjen tonë të plotë për procesin e integrimit europian dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Nuk e di cili është problemi i fqinjave tanë të BE. Se di çfarë mendon Parisi, por ka pasur diskutime shumë intensive dhe me kolegët e mi për këtë. Në këtë moment familja europian e nuk është e bindur, por Gjermani është e bindur. E kemi thënë qartë. Kosova e meriton liberalizmin e vizave sepse çdo vend ka të drejtë të marrë viza, të punojë të udhëtoje në çdo vend të BE. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj në Këshillin e Europës, për të marrë statusin e vendit kandidat si edhe për liberalizmin e vizave”, tha ai.


Lajmi kryesor:

I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin: Vetoja bullgare, egoiste! Mbështes integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?