I dënuar sepse kishte përshtatur qendrën e tatuazheve për të shitur kokainë te Komuna e Parisit, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)

16 Nëntor 2023, 11:53| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 12:07

  • Share

Armando Behari është arrestuar nga policia e Tiranës, sepse ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për përdorim dhe shitje droge.

Në kuadër të operacionit ‘Center’ u arrestua në rrugën “Ali Demi’, 29 vjeçari, banues në Tiranë.     

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.   

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?