Gezim Kajno

Vrau klientin e dehur në lokalin e tij në 2016, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

27 Mars, 10:27| Përditesimi: 27 Mars, 11:28

  • Share

DURRËS- Gëzim Kajno është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. 39-vjeçari është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

'Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.'- njofton policia.

Gjykata e shkallës së Parë e dënoi me 6 vjet Gëzim Kajnon, ndërkohë prokuroria e ankimoi në shkallët më lart vendimin. Në Gjykatën e Lartë radha për ta shqyrtuar dosjen erdhi në 2023, në një kohë që 39-vjeçari e kishte kryer dënimin prej 6 vitesh dhe kishte dalë nga qelia.

Në Gjykatën e Lartë vendimi mori formë të prerë dhe ky u dënua me 10 vjet, pra 4 vjet më shumë, të cilat tashmë do të duhet t'i vuajë.

Asllan Kërtusha, 29-vjeç ishte i ulur në lokalin e njërit prej autorëve dhe në gjendje të dehur ka filluar të fyejë klientët. Pronari i lokalit, Gëzim Kajno i ka kërkuar Kërtushës që të mos fyejë klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzim Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?