I dënuar për trafik lëndësh plasëse, arrestohet 38-vjeçari me 2 emra në Durrës

24 Tetor 2022, 14:20| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 14:23

  • Share

Febjus (Dritan) Duati, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte dënuar nga gjykata e Durrësit me 4 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve plasëse.

Ndërkohë pak ditë më parë policia arrestoi shokun e tij Bledar Plakun. Sipas bluve të Durrësit, në vitin 2015 më datë 17 janar, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 24/10/2022 15:23

    Ore si mund te denosh me 4 vjet burg nje person qe kapet me lende plasese qe do persoren per te kryer atentate , aty po denohen me 6 vjet perse ka mbjelle nje rrenje canabis ne shtepi. Keta terrorista duhet te denohen me burg te perjetshem i formes se prere o gjyqtar te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?