Foto ilustruese

I dënuar për prostitucion dhe përdhunim në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

20 Mars 2021, 10:15| Përditesimi: 20 Mars 2021, 10:27

  • Share

Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllimin ekstradimin e tij në Itali, ku është dënuar për prostitucion dhe përdhunim.

Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend (Dervishi) Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili është dënuar në mungesë nga Gjykata e Padova e Italisë me vendimin e datës 13.09.2003 me 5 vjet burg për veprën penale "Shfrytëzim i prostitucionit" dhe "Përdhunimi" duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Policia e Durrësit arrestoi Gazmend (Dervishi) Gjyzeli më qëllimi ekstradimin e tij drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?