I dënuar për prodhim droge, arrestohet në tentativë për tu larguar jashtë vendit 23-vjeçari në Elbasani

8 Prill, 10:59| Përditesimi: 8 Prill, 11:02

  • Share

Një 23-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi rezulton i dënuar për prodhim droge.

23-vjeçari E.Q u arrestua në portin e Durrësit në tentativë për tu larguar nga vendi.

‘Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?