Robin Arnold

I dënuar për pedofili në Shqipëri në 2010, 71-vjeçari vijon të përdorë fe-në e krishterë për të ngacmuar fëmijët edhe në Britani, arrestohet sërish

5 Korrik 2023, 07:34| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 10:26

  • Share

BRITANI- Gjykata britanike dënoi me 20 muaj burg 71-vjeçarin Robin Arnold, i cili u burgos në Shqipëri në vitin 2010 me akuzën e përdhunimit të një djali në jetimoren “fëmijët e tij” në Tiranë.

Mediat britanike shkruajnë se pas lirimit në vitin 2020, ai u kthye në Angli dhe në qershor të këtij viti, u zbulua se po miqësohej me fëmijët e disa familjeve afrikane në Carlisle të cilave u kishte ofruar ndihma monetare.

Gjykata e Carlisle e dënoi me 20 muaj 71-vjeçarin i cili pranoi se kishte shkelur urdhrin e dhënë ndaj tij më herët për parandalimin e krimeve seksuale.

Sipas vendimit, Arnold ndalohej të jetonte ose të qëndronte në çdo familje ku kishte fëmijë, përveç rasteve kur prindërit ose kujdestarët ishin të informuar për orientimin e tij seksual, i cili përfshin veprime të pahijshme që datojnë që nga vitet 1987 dhe 1994.raporton BBC.

"Fëmijët ishin njohur me të moshuarin pasi u sillte dhurata.  Ata i referoheshin atij si "Xhaxha Rob," tha prokurori Ben Stanley.

Robin Arnold, tani 71 vjeç, ishte një nga dy britanikët e burgosur në vitin 2010 nga gjykata e Tiranës. Ai u dënua me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një djali  13 vjeç. I akuzuari tjetër Dino Christodolou u dënua me 20 vjet dhe të dy kishin punuar në jetimoren e themeluar në fillim të viteve 2000, nga David Brown, i dënuar në vitin 2008 me 20 vjet heqje lirie.

Muajin e kaluar policia mësoi se Arnold ishte miqësuar me një numër familjesh afrikane në Carlisle. Ai ishte prezantuar dhe i kishte ofruar ndihmë. Numri i tij celular u shpërnda brenda komunitetit.

“Pre” e tij ranë dy nëna, secila me tre fëmijë dhe një baba me dy të mitur. Në disa data të ndryshme në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, Arnold kishte dërguar mobilje në shtëpitë e tyre ndërsa fëmijët ishin të pranishëm.

“Fëmijët njiheshin me të pandehurin. Ai u sillte dhurata. Ata e thërrisnin atë Xha Rob”, tha prokurori Ben Stanley.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 06/07/2023 11:32

    po ti japin nje plumb kokes edhe keshtu shpeton ai i pari pastaj edhe femijet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?