Drejtoria e Policisë Korçë

I dënuar në Shqipëri për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari korçar

16 Nëntor 2022, 10:05| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 10:10

  • Share

KORÇË- Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë.

39-vjeçari nga Posteci është dënuar me 8 muaj burgim për "Mashtrim" nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi".”, njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?