Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar në Kosovë me burg për ‘Dhunë në familje’, arrestohet 50-vjeçari në Tropojë, në pranga edhe një tjetër ndërtoi pa leje

16 Nëntor 2021, 09:39| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 09:42

  • Share

KUKËS- Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 50-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi disa ditë më parë është dënuar me burg për “Dhunë në familje”.

Arrestimi i F.G banues në Tropojë u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, me vendimin e datës 04.11.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg".

Në pranga është vënë edhe H.S 43 vjeç, banues në Valbonë  pasi është kapur duke ndërtuar pa leje,

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?