Foto ilustruese

I dënuar në Itali për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet në Tiranë shqiptari me dy emra

5 Shkurt 2021, 09:20| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 10:04

  • Share

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia. Policia ka arrestuar Albert Bulçarin alias Mirash Hani, i dënuar nga drejtësia italia për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në rrugën "Myslym Shyri", ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Albert Bulcari alias Mirash Hani. 

Siç raporton policia ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit Torino/Itali e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?