I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Durrës (EMRI)

17 Dhjetor 2023, 10:05| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

Arian Malo është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

54-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Perugia’ dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.

‘Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore" dhe "Deklarimi i rremë", të  parashikuara nga Kodi Penal italian.’- njofton policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?