Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar në Itali me 9 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

21 Maj 2021, 10:35| Përditesimi: 21 Maj 2021, 10:47

  • Share

Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar, me qëllim ekstradimi në Itali, ditën e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Sokol Tatani (Isteri), i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Pizës me 9 vite burg si dhe autoritetet gjyqësore në Bari  kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.    

45-vjeçari i arrestuar ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali gjatë viteve 2001 dhe 2002.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?