Pika Kufitare e Morinës në Kukës

I dënuar në Gjermani për mashtrim të rëndë, arrestohet 25 vjeçari në Kukës, pritet ekstradimi i tij

16 Janar 2023, 08:16| Përditesimi: 16 Janar 2023, 08:23

  • Share

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë pas informacioneve të dhëna nga Interpol Tirana. I riu i identifikuar si J.D, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë ku gjykata e Bambergut e kishte dënuar me burg për veprën penale “Mashtrim i rëndë”.

25 vjeçari banues në Fushë Kosovë është arrestuar nga efektivët e policisë kufitare sipas një kontrolli me përzgjedhje. I riu ishte dënuar nga gjykata gjermane me vendimin e publikuar në 14 qershor të vitit të kaluar.Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane, është bërë i mundur arrestimi i tij dhe pritet ekstradimi drejt Gjermanisë ku do të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?