Ish zëvendës ministri i Mbrojtjes së Iranit, Alireza Akkbari, i dënuar me vdekje

I dënuar me vdekje nën akuzën e spiunimit për llogari të Britanisë së Madhe, Irani përgatit ekzekutimin e ish ministrit të Mbrojtjes

11 Janar 2023, 17:21| Përditesimi: 11 Janar 2023, 17:26

  • Share

Familja e një shtetasi të dyfishtë britaniko-iranian të dënuar me vdekje në Iran i ka deklaruar për mediat e huaja se autoritetet iraniane po përgatiten ta ekzekutojnë atë.

Gruaja e Alireza Akbarit, Maryam, tha se një zyrtar i kishte kërkuar asaj që të shkonte në burgun ku po mbahej i shoqi në Teheran për një takim përfundimtar.

Ai është transferuar edhe në izolim, gjë që shihet si një shenjë se një ekzekutim është i afërt. Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Iranit u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi.

Më vonë ai u dënua me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në Teheran. BBC ka marrë gjithashtu një mesazh audio nga zoti Akbari në të cilin ai thotë se ishte torturuar dhe detyruar të rrëfejë para një kamere për krime që nuk i ka kryer.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar tha për BBC se Britania e Madhe po mbështet familjen e Akkbarit dhe po ndërmerr hapat e duhur për diskutimin e çështjes me autoritetet iraniane.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?