Foto ilustruese

I dënuar me rreth 5 vite burg për plagosjen e një personi, ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë një 29 vjeçar (Emri)

11 Dhjetor 2023, 15:39| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 15:51

  • Share

Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, është ekstraduar Ledio Hysa, 29 vjeç. Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një personi me armë zjarri pistoletë. 

"Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thuhet në njoftim. 

Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë  Adriatik Kasën. Hysa është arrestuar më herët në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?