Shkodër/ Blinte vota për LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Pukë, në pranga Vasil Shabani

15 Janar 2023, 11:04| Përditesimi: 15 Janar 2023, 14:19

  • Share

SHKODËR- Vasil Shabani ka rënë në prangat e policisë në fshatin Buzhalë të Pukës, nën akuzën e korrupsionit gjatë zgjedhjeve në vitin 2021 për ish partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë. Ai është i dënuar nga GJKKO me 8 muaj burg.

Policia kapi zyrtarin e LSI-së në Pukë me mbi pesë milionë lekë në makinë dhe me një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI.

Vasil Shabani, bashkë më disa zyrtarë të LSI-së në Pukë u arrestuan më 9 prill të vitit 2021, ndërsa në makinë iu gjetën rreth 5 mijë USD dhe një fletë të ngjashme me fletën e votimit. I përshirë është edhe kryetari i LSI-së në Pukë është Demir Syla, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.  

Nga hetimet e SPAK rezultoi se  Shabani ishte i përfshirë në fushatën zgjedhore dhe kishte komunikim me kryetarin e LSI në Pukë, Demir Syla, ku shkëmbenin lista me emra peronash të ndryshëm. Shabani u kërkon personave të tjerë numrin kartës së identitetit, për t’i identifikuar si votues të LSI-së.

Shqiptarja.com ka botuar shkrime ku zbardhen komunikimet e zyrtarëve të LSI-së. Vasil Shabani kontaktonte Lorenc Malajn për të siguruar vota në këmbim të parave për LSI. Një votë blihej me 10 mijë lekë ose rreth 100 USD. Shabani dhe Malaj komunikuan nga data 19 janar 2021 deri në 8 prill 2021, për blerje votash për LSI-në.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/01/2023 02:50

    Ja paskan ul pazarin Tome Doshit medemek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?