Foto ilustruese

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, vret veten 86-vjeçari! Ishte i shtruar në spitalin e burgut për probleme kardiake  

12 Qershor 2023, 10:28| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 12:32

  • Share

Një 86-vjeçar i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka vrarë veten në qeli. Bëhet fjalë për Njazi Cekën, i dënuar me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”. Nga sa u konstatua si rezultat i vlerësimin paraprak, vdekja e tij ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Njazi Ceka ka vrarë në atë kohë gruan dhe djalin e Hysen Kurtit nga fshati Valikardhë pasi djali i Hysen Kurtit i kishe vrarë djalij Gëzim Cekën ish punonjës Shiku në atë kohë.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të Njazi Cekës. 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i burgosuri ishte shtruar nga Durrësi në Spitalin e Burgjeve më 1 qershor të këtij viti për probleme kardiake.

Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat. Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Njazim Ceka ishte me origjine nga Bulqiza, Zerqan. Djali i tij, Lulëzim Ceka shumë vite më parë dilte ndër shqiptarët më të kërkuar në Interpol.

Më datën 13.03.1997 është kryer një vrasje e dyfishtë në rrethin e Bulqizës, për të cilën është akuzuar Lulzim Ceka dhe Njazi Ceka (viktima).

Më 09.04.1998 Gjykate e  Rrethit Gjyqësor Bulqizë, i ka dënuar të dy me burgim të përjetshëm

Djali është gjykuar në mungesë, ndërsa i ati i tij në gjendje arresti. Apeli Tiranë më 02.06.1998, dënoi përfundimisht Lulzim Cekën me 25 vjet heqje lirie. Gjykata  e Lartë, 06.11.1998, dënoi me burgim të përjetshëm Njazi Cekën

Lulzim Ceka, prej vitit 1998 e deri në datën shkurt 2012 ka jetuar në Greqi si emigrant ekonomik. Ka shkuar deri në Gjykatë Kushtetuese në vitin 2013 për të kërkuar shfuqizimin e dënimit, me pretendimin se është bërë gjyq kundër tij pa marrë njoftim dhe është mbrojtur nga një avokat me prokurë të falsifikuar, por kërkesa është rrëzuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 12/06/2023 10:46

    Nje qen me pak..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?