I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

29 Mars, 16:31| Përditesimi: 29 Mars, 16:34

  • Share

Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan dhe kreu i klanit Casalesi, pjesë e mafies italiane, po bashkëpunon me magjistratët e Napolit pas 26 vitesh.

Sandokan, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë. Pas tij në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter. Djemtë e tjerë Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, është e lirë.  

Vendimi i Francesco Schiavone, një pacient me kancer dhe kujdestar i sekreteve të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin, shkruaja në mediat italiane. Sipas hetuesve, zgjedhja e shefit, të ndaluar në L'Aquila, mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.

Bashkëpunimi i Francesco Schiavone, është shpresa e gjyqtarëve, që mund të hedhë dritë mbi disa mistere të pazgjidhura, si vrasja në Brazil në vitin 1988 e themeluesit të klanit Antonio Bardellino, ose mbi lidhjet mes Camorra-s dhe politikës. Tashmë 70-vjeçar, ai ka marrë pseudonimin Sandokan, për shkak të ngjashmërisë së tij me aktorin e serialit të njohur televiziv Kabir Bedi.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 29/03/2024 17:47

    Pas 26 vjetesh pupu ca behet.

    Përgjigju
    • Lali: 30/03/2024 11:34

      Esht radha jote Turi

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?