Ratko Mlladiç

I dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte, 'Kasapi i Bosnjës', Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore

10 Shtator 2022, 20:20| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 20:39

  • Share

Ish-komandanti ushtarak serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç ose i njohur ndryshe edhe si "Kasapi i Bosnjës", për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera të luftës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur agjencia serbe e lajmeve ‘Srna’, duke thënë se i dënuari me burgim të përjetshëm ndodhej në spital në Schevenigen në Holandë që prej 6 ditësh.

Sipas djalit të tij, Darko  Mlladiç tha se i ati ka inflamacionit të mushkërive dhe probleme shëndetësore me zemrën, dhimbje të forta e dobësi trupore. Ai ndodhej në spitalin civil deri ditën e enjte, dhe më pas u transferua në spitalin e burgut të Tribunalit.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në vitin 2017 e shpalli Ratko Mlladiçin fajtor për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera të luftës në periudhën 1992-1995 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 10/09/2022 21:37

    Ngushëllime Edvin shkjaut shqipfolës ky ështé idol i tij…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?