Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me ‘arrest shtëpie’, 41-vjeçari i dehur shkon në burgun e Fushë-Krujës, kërkon transferimin e nipit dhe godet dy efektivët

15 Qershor 2021, 11:16| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 11:19

  • Share

Një 41 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka goditur për shkak të detyrës dy punonjës në burgun e Fushë Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bledar Corra ka qenë në gjendje të dehur dhe është paraqitur në ambientet e burgut, duke kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu i Fushë-Krujës në një burg tjetër.

Bledar Corra ka qenë i arrestuar së bashku me disa persona të tjetër për trafik narkotikësh dhe aktualisht ka qenë në arrest shtëpie pasi u lirua nga burgu për shkak se vuajti 2/3 e dënimit.

Burime bëjnë me dije se ka ofenduar efektivët, ndërkohë që policia raporton se i ka goditur.

‘Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin  alternativ "Qëndrim në Shtëpi", për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?