Foto ilustruese

I dënuar me 6 vite burg për kultivimin e 1720 bimëve narkotike në Tepelenë, 27 vjeçari kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë (EMRI)

8 Qershor 2023, 15:29| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 15:33

  • Share

Një 27 vjeçar i dënuar në Tepelenë me 6 vite burg për kultivimin e 1720 bimëve narkotike është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Aldo Halilin i cili është arrestuar në Itali në bashkëpunim të Interpol Tiranës me homologët italianë.

27 vjeçari ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016.   

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?