Foto ilustruese nga Kakavija

I dënuar me 5 vite burg në Itali për trafik droge dhe me 50.000 euro gjobë, shqiptari arrestohet duke hyrë në Greqi

17 Janar 2021, 08:59| Përditesimi: 17 Janar 2021, 09:24

  • Share

Arrestohet një shqiptar në Kakavijë i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Burime nga Policia Kufitare Greke në Kakavijë konfirmojnë për Report Tv se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi.

Sipas të njëjtave burime 35 vjeçari shqiptar me inicialet T.O. rezulton i dënuar me 5 vite heqje lirie në Itali dhe me një gjobë financiare prej 50 mijë euro.

 Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?