Foto ilustruese

I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për trafik droge, arrestohet 39 vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë (EMRI)

7 Nëntor 2023, 10:21| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 10:39

  • Share

TIRANË- Një 39 vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Në pranga ka rënë Ardian Shkalla, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar Shkallën me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.  

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?