Foto ilustruese

I dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg për shitje lëndësh narkotike, arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim në Sarandë (EMRI)

18 Mars 2023, 09:18| Përditesimi: 18 Mars 2023, 09:26

  • Share

Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim në Sarandë është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë Edlor Omeri, të cilin gjykata e Rrethit Gjyqësor të Sarandës e kishte dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

26 vjeçarit, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik  shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?