I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje

25 Prill, 11:11| Përditesimi: 25 Prill, 11:19

  • Share

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi rezultonte i dënuar me 3 vite burg. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Fjodor Berati.

Gjykata e Elbasanit, me vendimin e  datës 10.04.2019, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", në ambient publik dhe "Prishja e qetësisë publike";

Gjykata e Kukësit, me vendimin e datës 05.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Keqtrajtimi i të miturit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?