Foto ilustruese

I dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge, shqiptari arrestohet nga pala greke në Kakavijë

10 Dhjetor 2023, 14:44| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 14:45

  • Share

Një shqiptar është arrestuar mesditën e djeshme (9 dhjetor) nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës. Ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për trafik droge.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është arrestuar në teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Shqipërisë.

Ai do të dërgohet në prokurorinë e Janinës, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë ku do të vuajë dënimin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?