Foto ilustruese

I dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për drogë, kapet në Zall-herr 37-vjeçari! Në 2016 iu gjetën 55 kg kanabis

28 Prill 2023, 11:38| Përditesimi: 28 Prill 2023, 12:33

  • Share

KAMZË- Policia e Tiranës ka prangosur në Zall-Herr, trafikantin Vullnet Qefalia i cili ishte i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Qefalia u arrestua së bashku me vëllain e tij në vitin 2016 me 55 kg kanabis në një banesë të vogël në fshatin Priskë e Vogël në Zallher. Dyshohet se Qefalia mund të jetë liruar gjatë hetimeve dhe mund të jetë liruar me masë më të butë. Vendimi i Gjykatës së Apelit mund ta ketë rikthyer në burg.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?