Kampi në Manston

I dënuar me 18 vite burg në Greqi, 31-vjeçari shqiptar zbulohet në kampin e azilkërkuesve në Angli! E dënojnë për emigracion të paligjshëm

3 Nëntor 2022, 23:03| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 23:11

  • Share

Mariglen Shoshari, një 31-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje në Greqi ishte në mesin e shumë emigrantëve të paligjshëm, të cilët u strehuan në kampin "Manston". I riu u burgos për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, por i është lejuar të vazhdojë kërkesën e tij për azil.

Mediat britanike shkruajnë se 31-vjeçari, mbërriti në Kent në tetor pasi varka e vogël ku po kalonte u kap nga autoritetet, ndërsa thotë se ai është i dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 dhe ishte dënuar me 18 vjet e gjysmë burg.

Në formularin e përpunimit që plotësoi, Shoshari pranoi krimet e tij të mëparshme dhe u akuzua për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe dje u burgos me 60 ditë.

Kampi ku janë vendosur emigrantët, në Manston është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi u raportua se 3.500 njerëz qëndrojnë atje për javë të tëra, jashtë çdo kapaciteti. Shoqata e Oficerëve të Burgjeve ka paralajmëruar se tensionet brenda kampit po rriten.

Edhe pse 31-vjeçari u deklarua fajtor për veprën penale të emigracionit të paligjshëm, kërkesa e tij për azil vazhdon ende të jetë në shqyrtim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?