I dënuar me 12 vite burg në Itali trafik droge, arrestohet 57-vjeçari në Durrës

12 Shkurt 2022, 12:24| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 12:30

  • Share

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Polica ka arrestuar Ilir Plakun, pasi ishte dënuar me 12 vite burg, ndërsa i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit

'Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur njohjen e Vendimit penal  të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Cagliarit e cila ka ndryshuar pjesërisht vendimin e datës 22.04.2008  të Gjykatës së hetimeve paraprake të Cagliarit duke e dënuar shtetasin Ilir Plaku me 12 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Me vendim penal të datës  24.01.2022,  Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit penal nr.589 datë 29.06.2021 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Shtetasit Ilir Plaku  i mbeten për të vuajtur edhe 2(dy) vite e 4 (katër) muaj  burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?