I dënuar me 12 vite burg, ‘mbreti’ shqiptar i narko-trafikut arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali! Kush është 34 vjeçari nga Lezha, kushëri i ‘zotit’ të drogës

8 Dhjetor 2023, 10:10| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 18:14

  • Share

Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i trafikut të drogës është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit. Sipas medias italiane La Repubblica, e cila i është referuar shqiptarja.com për të siguruar foton e Patokut, arratisja ka ndodhur një javë më parë. ‘Mbreti’ i narkotikëve ishte transferuar në qendrën e rehabilitimit të Nolës me anë të një certifikate mjekësore.

34 vjeçari shqiptar nuk është një kriminel ‘i zakonshëm’ për autoritetet italiane. I dënuar me 12 vite burg për trafikun e drogës nga Amerika Latine, Petoku është kushëriri i Arben Zogut i cili njihet si një prej bosëve shqiptarë në Romë. Gjithashtu Petoku njihet si pasardhësi i Elvis Demçes, narko-trafikantit që e quan veten “Zot”.

 

Në 30 janar të vitit 2019, Petoku u arrestua në Shqipëri pasi tentoi të trafikonte rreth 7 ton kokainë nga Brazili për në Itali. Por media italiane shkruan se kjo i ka shërbyer 34 vjeçarit për të siguruar një dokument që i provon varësinë nga droga në mënyrë që sa herë të ndalohej në Itali të kishte një justifikim për policët italianë. 

Kjo gjë i ka shërbyer Petkout i cili sa herë që burgoset e përdor certifikatën për të kërkuar rehabilitim mjekësor ndaj varësisë nga droga.

Petoku i cili drejton një organizatë kriminale në fushën e trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Ai u dënua me 12 vite burg si pjesëtar i grupit kriminal ‘Diabolik’ që drejtohej nga Farbizio Piscitelli i cili u vra në 7 gusht të vitit 2019. Ky grup kriminal i ‘respektuar’ në qarqet e botës së krimit, merrej me trafikun e kokainës nga Armerika e Jugut drejt Europës.

 

Dorian Petoku

Kush është Arben Zogu i njohur si 'mbreti i parë', kushëri me Dorian Petokun 

E quajnë "Riccardino" dhe ai tashmë ka grumbulluar një pasuri me drogë dhe kompjuterat e lojërave të fatit. Madje ai ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit. Gjatë viteve të burgut që mbajti në Avellino, ku u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno.

E ka nisur nga Acilia Arbeni, aty ku në vitin 2013 arriti të bënte turneun e tij diskret me ndihmën e vëllezërve Guarnera dhe grupe të tjera shqiptare, duke ripropozuar formatin dhe rutinën e grupit Camorra që deri pak kohë më parë drejtohej nga Mario Iovine, i klani i Casalesi. Arbeni njihet në botën e krimit si person që bën biznes me të gjithë. 

Elvis Demçe

Banda e shqiptarit Elvis Demçe u krijua në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro.

Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun. Demce, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.

I dënuar me 16 vite burg, Demçe u arrestua në vitin 2022, pas aksionit që u bë ndaj tij dhe ndaj grupit rival që drejtohej nga Ermal Arapaj.

Demçe i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, "Spartacus" ose "Perseo", të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Kur Demce ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 08/12/2023 17:50

    mbreterit e vertet jan kaq te kujdesshem sa jan pothuajse te padukshem , kush bie ne burg apo eshte ne kerkim esht hiçi

    Përgjigju
  • Gripi: 08/12/2023 16:05

    Nuk ka ku shkon jo! Do e kapin si lepur prape dhe do i shtojne edhe 3 vite te tjera per aratisjen. Nga keto 5 ne 41Bis.

    Përgjigju
  • Polic #: 08/12/2023 14:16

    Na i pomponi kot këta "mbretërit" dhe kur dalin nga burgu kërkojnë emrin e tyre në Google dhe bëjnë të fortin pastaj, deri sa i kap plumbi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?