Kronikë

I dënuar me 11 vite burg në Itali për tentativë vrasje e grabitje, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari

20 Maj 2021, 14:41| Përditesimi: 20 Maj 2021, 14:44

  • Share

Një 56-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se 56-vjeçari Selman Balla u arrestua në Linzë, ndërsa rezulton i dënuar nga Gjykata e Pistojës në Itali me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë'', ''Grabitja'' dhe ''Armëmbajtja pa leje'.

Balla, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?