I dënuar me 10 vjet burg për prodhim dhe shitje e narkotikësh, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan (VIDEO)

13 Mars 2022, 17:22| Përditesimi: 13 Mars 2022, 17:31

  • Share

ELBASAN- Ervis Hasankolli është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Autori 38-vjeçar, banues në fshatin Papër, Elbasan ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ervis Hasankolli ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?