Foto ilustruese

I dënuar me 10 vite burg e 50 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Greqi

11 Shtator 2023, 16:22| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 16:37

  • Share

Policia greke ka arrestuar me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore elektronike, një shqiptar të arratisur i cili cilësohet nga mediet helene si shumë i rrezikshëm.

Shqiptari emri i të cilit ende nuk është publikuar, akuzohet si kreu i një bande famkeqe të shitjes së kokainës në Athinë, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

Për të shmangur zbulimin dhe arrestimin, ai mori masa të shtuara dhe kryesisht lëvizte me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja. Megjithatë ai u kap në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Sipas media greke ai akuzohet si i përfshirë në plot 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një lokal të zonës nga sektori i kërkimi në bashkëpunim me skuadrën e OPKE.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?