I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, shembet me 20 kg eksploziv pallati në Durrës! Çahen muret e thyen xhamat e 8 banesave dhe 2 bizneseve përreth (VIDEO)

10 Janar 2022, 12:58| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:05

  • Share

DURRËS- Mesditën e sotme është kryer operacioni i IKMT-së për shembjen e pallatit, që ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në lagjen nr 18 të Durrësit.

Për prishjen e objektit 8-katësh u përdorën 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator....

Nga shpërthimi i fuqishëm kanë pësuar dëme 8 apartamente të pallatit që ndodhet në një distancë prej 7 metrash nga ndërtesa që u shemb.

“Shtëpia e Gëzim Karebit, shih murin ndarës, dritarja që ka ikur komplet në tokë, kërkojmë të vlerësohet dëmi. Ky është pallat që është vlerësuar pa dëme nga tërmeti, nga goditja e eksplozivit ka bërë goxha dëm”, tha banori për Report Tv.

Dëme pësuan dhe dy biznese, vetratat e të cilave u thyen për shkak të distancës së afërt me pallatin. Menjëherë pas shpërthimit ka nisur verifikimi i dëmeve dhe pastrimi i territorit.

Ora 15:34
Shembja e pallatit me shpërthim të kontrolluar në Durrës shkakton dëme të mëdha, çahen muret në 8 apartamente, nisin verifikimet për dëmet (VIDEO)

Shembja me eksploziv e një pallati në Durrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka sjell dëmtime edhe në një pallat tjetër pranë tij. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje të banesave që janë dëmtuar pasi shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme në mur dhe në orenditë shtëpiake. Kryesisht dëme të mëdha kanë pasur banesat në katin e parë dhe të dytë të pallatit, ndërsa nga 20 familje që ka pallati 8 kanë pësuar dëmtime të mëdha. Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi në terren nga autoritetet përkatëse. 

“Shtëpia e Gëzim Karabeit, shih murin ndarës, dritarja që ka ikur komplet në tokë, kërkojmë të vlerësohet dëmi. Ky është pallat që është vlerësuar pa dëme nga tërmeti, nga goditja e eksplozivit ka bërë goxha dëm”, tha banori për Report Tv.

Ora 14:35
VIDEO/ Shembja me tritol e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, thyhen xhamat e dy dyqaneve përballë

20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator u deshën për të shembur një pallat të dëmtuar nga tërmeti nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë. Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit. Shpërthimi u krye rreth orës 14:00 ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë ishin paralajmëruar të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të merrnin masa për të shmangur dëmet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?