Foto ilustruese

I dehur në timon, nuk i ndalon efektivëve dhe largohet me shpejtësi duke iu rrezikuar jetën, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

23 Mars 2023, 10:16| Përditesimi: 23 Mars 2023, 10:24

  • Share

Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. 42-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe nuk i ka ndaluar policisë, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar jetën atyre.

Policia i ka kërkuar 42-vjeçarit, V. K., që të ndalojë në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, por ai është larguar. Pas ndjekjes 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë.

Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?