Foto ilustruese

I dehur në timon dhe u përfshi në aksident, arrestohet polici në Korçë! AMP: Po shkonte të merrte detyrën

1 Gusht 2023, 11:05| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 12:30

  • Share

KORÇË- Një efektiv policie në Korçë ka qenë duke shkuar për të marrë detyrën në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, por ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë drejt vendit të punës, por duke qenë nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai është përplasur me një furgon në aksin Korçë – Bilisht, ndërsa më pas i është bëri testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv. Ndaj policit 58 vjeçar, R.XH., rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale do t'i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 01/08/2023 11:51

    Ky gomar qenka dhe i moshuar.... Le te shkoi me lope tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?