Kronikë

I dehur dhe i doli para, këmbësori përplaset për vdekje nga furgoni i policisë në Pogradec-Korçë (VIDEO)

23 Prill 2021, 07:13| Përditesimi: 23 Prill 2021, 08:41

  • Share

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këmbësori në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se ka qenë një automjet policie që ka përplasur këmbësorin, në momentin që ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën. Viktima është Bajram Zyber, 64 vjeç, banues në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig dhe qytetari i goditur ka ndërruar jetë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se viktima ka qeë i dehur duke ecur në rrugë. Furgoni i Policisë vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës.

"Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip "Ford", ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar Policia e Korçës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?