Foto ilustruese

I dehur, 57-vjeçari në Patos shkon në stacionin e policisë dhe kërcënon efektin! Shoqërohet nga policia

16 Shtator 2022, 22:35| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 22:39

  • Share

Një 57-vjeçar në Patos ka shkuar në Stacionin e Policisë dhe ka kërcënuar efektivin që ishte në krye të detyrës.

Bëhet me dije se shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?