Foto ilustruese

I dënuar me 4 vite për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 5 emra

25 Janar, 09:30| Përditesimi: 25 Janar, 09:47

  • Share

TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale shfrytëzim prostitucioni. Auron Hashani ka qenë pjesë e një grupi që shfrytëzonin vajza për prostitucion në Milano.

Në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, Hashami ka shfrytëzuar për prostitucion 2 vajza në Milano gjatë periudhës 2008-2012. Ai rezultonte i shpallur në kërkim, pasi është dënuar në Itali me 4 vjet e 2 muaj burg.

Auron Hashani njihej edhe me katër emra të tjerë, Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj.

"Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja", njofton policia. 

41-vjeçari do ekstradohet në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?