'I çmendur' nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel elektrik në Itali! Arrestohet nga policia

27 Shtator 2020, 08:59| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 09:02

  • Share

Një 47 vjeçar në Itali është arrestuar për tentativë vrasjeje ndaj ish gruas së tij.

Ai e ftoi ish bashkëshorten në shtëpi, me qëllim që ajo të merrte një dokument pune. Më pas ai mori një tel elektrik dhe u përpoq që ta mbyste atë.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Valpolcevera. Sipas mediave italiane shqiptari 47-vjeçar, ishte i fiksuar dhe xheloz pas gruas së tij. Prandaj ajo vendosi që të ndahej pre tij.

Teksa po tentonte që ta mbyste gruaja 41 vjeçare arriti që ta qetësonte ish-burrin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Pasi arriti në spital, gruaja arriti që t'i bënte mjekët të kuptonin se ishte burri i saj ai që e kishte dhunuar. Ata thirrën menjëherë policinë dhe 47 vjeçari përfundoi pas hekurave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?