“I çmendi komshinjtë duke bërtitur”, Beatrix përsërit të njëjtin koment për ish-banoren e BBV

8 Shkurt 2022, 03:01| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 03:04

  • Share

Beatrix Ramosaj dha dje intervistën e saj të parë pas daljes nga BBV, ku foli rreth eksperiencës së saj dhe fillimet e lidhjes së shumëpërfolur me aktorin Donald Veshaj.  Ajo nuk i kurseu as batutat gjatë intervistës ku për njërën nga ish-banoret u shpreh se u gëzua kur doli madje “i çmendi komshinjtë” duke bërtitur. Ky fragment është komenti i shkruar nga Beatrix Ramosaj në foton e Bora Zemanit, para se ajo të hynte në shtëpinë e Big Brother, ku pati një takim me ish-të dashurin e saj Donadl Veshaj.

’’Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit, love you zemer’’, kishte shkruar Beatrix në foton e publikuar nga moderatorja.

Këngëtarja e përsëriti të njëjtin koment në mënyrë ironike gjatë intervistës për “Fun Club”, kur u pyet për daljen e Egzonës, e cila kalonte shumë kohë pranë Donaldit pasi Beatrix doli nga shtëpia. Biseda nisi nga i eleminuari i fundit Dritan Brama i cili, tregoi se nuk e priste të shpëtonte nga eliminimi kur ishte në televotim me moderatoren nga Kosova:

Tani:  E fundit ishte Egzona, bëm provat gjenerale përpara.

Iva Tiço: Nuk e priste askush në fakt që do t’i përcillte të gjithë.

Beatrix: Unë i çmenda komshinjtë kur doli Egzona.

Iva Tiço:  E kapi viralen tjetër Trixa.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?