I cilësoi si deklarata antibullgare, Rama u përgjigjet akuzave të Ministrisë së Jashtme Bullgare: Ndihmojini me përkthimin

31 Gusht 2022, 14:37| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 18:07

  • Share

1661793790_Screenshot5.jpg

Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së jashtme bullgare e cila e konsideroi reagimin e tij në një forum të Sllovenisë si antibullgare. Kryeministri i është përgjigjur me një postim në rrjete sociale ku ka thënë se përgjigja e tij ka qenë e qetë dhe se duhet të ndihmohen miqtë tanë të ministrisë së jashtme me përkthimin.

‘Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për shqipërinë dhe RMV kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar- shkroi Rama 


Lajmi kryesor:

Rama tha se bllokuan negociatat për vendin, reagon Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Deklaratë antibullgare! Kryeministri: Thashë të njëjtën gjë si në qershor


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?